Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe Venecias, kërkojnë ndihmë për ekspertizë për reformën zgjedhore

Mos i humb

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ka dërguar dy kërkesa zyrtare OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, për të siguruar asistencë teknike dhe ekspertizë profesionale gjatë hartimit të reformës së re zgjedhore.

Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, kanë kërkuar angazhimin e ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar në hartimin e ndryshimeve ligjore dhe për adresimin e rekomandimeve të paplotësuara të raporteve të zgjedhjeve të viteve të fundit.

“Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, datë 27.10.2025, ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara, si dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju paraqesim në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në letrën dërguar ODIHR, publikuar nga mediet.

Gjithashtu në një letër të veçantë drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy-Malaurie, Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon kontribut me rekomandime dhe ekspertizë nga trupi këshillimor i Komisionit të Venecias.

Një ditë më parë u konstituua Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit