Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, merr pjesë këtë të mërkurë më 27 nëntor, në Asamblenë e 93-të të Interpol-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Pëllumb Seferi dhe Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Interpol-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.


