Berisha: PD, parti ku të gjithë shprehin mendimet e tyre

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me një takim të djeshëm të një grupi eksponentësh të PD, mes tyre ish-deputeti Ervin Salianji dhe kryetari i këshillit bashkiak Ilir Alimehmeti.

Berisha tha se “PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them”.

Kreu i PD-së tha se “procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet”, ndërsa shtoi se kjo nuk përbën asnjë lajm por mediet.

“Diversitet mendimi në këtë parti ka pasur ka dhe do ketë sa kohë kjo të mbetet Parti Demokratike”, tha Berisha.

Berisha tha se “nuk ndihet i shqetësuar nga ky takim” dhe theksoi se “njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament”.

“Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti”, ths Berisha.

Berisha shtoi se “Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë”.

“Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres çdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu, të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit