Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Mos i humb

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA po tregon në raport me Kosovën, Albin Kurti vazhdon të këmbëngul se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira. K

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA po tregon në raport me Kosovën, Albin Kurti vazhdon të këmbëngule se marrëdhënit e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira. Kryeministri në detyrë i Kosovës insiston se mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe sipas tij, nuk kanë qenë kurrë për çështje bilaterale.

“Kur Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga ne që t’i pranojmë refugjatët nga Afganistani menjëherë kemi thënë ‘po’. Ne e hoqëm taksën 10 për qind. Gjithashtu po i hapim dyert edhe atyre të cilët Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e vet, nëse nuk gaboj një ose dy prej tyre tani janë këtu, ndërsa kemi pranuar të marrim 50 vetë”, u shpreh Kurti.

Në deklaratën e bërë për mediat lokale, Kurti pohoi se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar se qëndrimi i tij kundrejt Serbisë ka qenë shumë i rreptë.

“Por, unë nuk mund të pres nga SHBA-ja që ta ketë qëndrimin për Serbinë siç e ka Kosova. SHBA-ja e ka njohur Serbinë, e ka njohur edhe Kosovën, janë miqtë dhe aleatë tanë. Madje janë aleati i pazëvendësueshëm dhe partneri kyç i yni, e janë po ashtu edhe miku ynë special”, shtoi ai.

Kurti madje shtoi se në këndvështrimin e tij, marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë kurrë më të mira sesa tani në raport me mbrojtjen dhe sigurinë. Tani kemi mbërritur pikën kulmore; si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë”, këmbënguli me bindje ai. Shtatorin e këtij viti, SHBA-ja njoftoi pezullimin për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit