Ushtria amerikane njoftoi sot se kryer tre sulme të tjera ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë të lëndëve narkotike, në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, duke vrarë gjithsej tetë persona.
Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) tha në platformën X se anijet po transportonin lëndë narkotikë përgjatë rrugëve të njohura të kontrabandës. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Sipas SOUTHCOM, tre persona u vranë në sulmin e parë, dy në të dytin dhe tre në të tretin.
Ushtria publikoi pamje që thanë se tregonin sulmet ajrore, me secilën anije që dukej se ishte goditur nga një raketë.
Që nga shtatori, forcat amerikane kanë shënjestruar vazhdimisht anije në Karaibe dhe Paqësorin lindor – të cilat thonë se transportojnë drogë, duke cituar vlerësime të inteligjencës. Ushtria nuk ka dhënë publikisht prova për të mbështetur pretendimet.
Sipas medias amerikane, më shumë se 90 persona janë vrarë në operacione deri më tani.
Administrata amerikane i ka përshkruar personat e vrarë si trafikantë droge dhe “terroristë”.
Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë thënë se operacionet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke i përshkruar vrasjet si vrasje të paligjshme jashtëgjyqësore.


