PS kërkon përjashtimin e 29 demokratëve/ “Etika” mblidhet më 23 dhjetor, deputetët kërkojnë provat!

Mos i humb

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, 18 dhjetor, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Ishte parashikuar që Sekretariati i Etikë ta shqyrtonte kërkesën këtë të premte, 19 dhjetor, por mbledhja është shtyrë për të martën e javës së ardhshme, në orën 10:00.

Siç raportohet, shkak është bërë kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për t’u njohur me faktet se ku është mbështetur kërkesa e shumicës socialiste.

“Duam provat”, mësohet se ka qenë kërkesa kryesore e opozitarëve, në mbledhjen e shkurtër ku nuk kanë munguar debatet.

Për dëmtimin e pajisjeve dhe përplasjet me Gardën, është kërkuar përjashtimi me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe deputetët, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata e Albana Vokshi.

Me 30 ditë, për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeten Elda Hoti. Socialistët thonë se ata fyen ministrat dhe penguan seancën plenare.

Deputetët për të cilët kërkohet përjashtimi me 10 ditë janë Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Eno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Ditë përjashtimi Deputetët Arsyeja
60 ditë Flamur Noka
Belind Këlliçi
Klevis Balliu
Fidel Kreka
Ledina Alolli
Denisa Vata
Albana Vokshi
Dëmtim pajisjesh dhe përplasje me Gardën
30 ditë Sali Berisha
Gazment Bardhi
Elda Hoti
Fyerje ndaj ministrave dhe pengim i seancës plenare
10 ditë Besart Xhaferri
Xhelal Mziu
Bledjon Nallbati
Luçiano Boçi
Saimir Korreshi
Edi Paloka
Ina Zhupa
Klodiana Çapja
Oerd Bylykbashi
Eno Bozdo
Tomorr Alizoti
Ivi Kaso
Gent Strazimiri
Luan Baçi
Bledi Himçi
Greta Bardeli
Manjola Luku
Flamur Hoxha
Kliti Hoti
Pengim i seancës dhe sjellje kaotike

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit u karakterizua nga përplasje të forta (edhe fizike) mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa u desh ndërhyrja e vazhdueshme e Gardës së Republikës

Endrit Shabani bëri betimin si Avokat i Popullit në formën më kaotike të mundshme. Edhe çështja “Balluku” krijoi tensione. Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, megjithatë PS votoi e vetme aktet normative, në kohë rekord.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit