Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen të kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mbrëmë, sipas BBC.
Sipas medias shtetërore kineze, Xi e quajti Tajvanin çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA.
Sipas agjencisë shtetërore Hsinhua, Xi tha se i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uashingtonin dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Trump e përshkroi bisedën si të shkëlqyer.
Telefonata vjen pas një vale vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë muajt e fundit, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Vetë Trump pritet të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim për të cilin tha se e pret me padurim.
Trump shtoi se Pekini po shqyrton blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga rreth 12 milionë tonë aktualisht.
”Marrëdhënia me Kinën dhe marrëdhënia ime personale me presidentin Xi, është jashtëzakonisht e mirë, dhe të dy e kuptojmë sa e rëndësishme është ta mbajmë kështu”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Në dhjetor, administrata Trump njoftoi një shitje të madhe armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.
Pekini reagoi duke thënë se kjo përpjekje për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit do të përshpejtojë shtytjen drejt një situate të rrezikshme dhe të dhunshme në Ngushticën e Tajvanit.


