Të harruar nga shteti: Rruga e Kodër Lumës në Kukës e pakalueshme, fëmijët rrezikojnë çdo ditë

Mos i humb

Një situatë shqetësuese është ngritur nga një banor i fshatit Kodër Lumë në Kukës.

Nëpërmjet një denoncimi tregohet se rruga e fshatit është lënë në një gjendje të mjerueshme, ndonëse ndodhet 3 minuta larg qytetit.

Por mungesa e investimit dhe e vëmendjes nga shtetit ka bërë që rruga të bëhet e pakalueshme.

Ndonëse banorët e zonës janë ankuar disa herë, por shqetësimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Situata bëhet e vështirë edhe për shkak se prindërit hasin vështirësi edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, pasi rruga bëhet e pakalueshme edhe për makinat.

Në këtë zonë ndodhet edhe pika e bllokimit, por që thjesht vendosen aty dhe tregohet asnjë kujdes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit