MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Mos i humb

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës së Sigurisë në Mynih – duke theksuar se Britania e Madhe duhej të eksploronte sektorët ku mund të afrohej më shumë me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, sipas “France24”.

“Ne duam të punojmë së bashku për të udhëhequr një ndryshim brezash në bashkëpunimin industrial të mbrojtjes”, shtoi udhëheqësi i Britanisë së Madhe.

“Tani kjo përfshin shqyrtimin, sërish të një harmonizimi më të ngushtë ekonomik”, tha ai, gjashtë vjet pasi Britania e Madhe u largua nga blloku tregtar evropian.

“Integrimi më i thellë ekonomik është në interesin e të gjithëve, kështu që duhet të shohim se ku mund të afrohemi më shumë me tregun e vetëm edhe në sektorë të tjerë, ku kjo do të funksiononte për të dyja palët”, tha Starmer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit