Aeroporti i Vjenës pezulloi sot fluturimet, pasi reshjet e dendura të borës gjatë natës shkaktuan anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh.
Zëdhënësi i “Vienna International Airport” tha se vetëm pak ngritje dhe ulje avionësh priten gjatë orëve të paradites.
Gjatë natës ranë rreth 20 centimetra borë.
Shërbimet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve kanë qenë në punë të pandërprerë që nga mbrëmja e djeshme.
Sipas raportimeve, deri tani janë larguar rreth 1 000 kamionë me borë, me një total prej afro 15 000 tonësh.
Probleme të mëdha u shënuan edhe në autostrada.
Një rrugë e rëndësishme ekspres në periferi të kryeqytetit austriak u mbyll përkohësisht.
Reshjet e dendura të borës gjatë natës shkaktuan ndërprerje edhe në aeroportin e Mynihut.
Aeroporti njoftoi në faqen e tij zyrtare se nisjet dhe mbërritjet mund të vonohen ose të anulohen gjatë ditës së sotme.


