Rama zhvillon takim në “Vila 30” me dy anëtarë të qeverisë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për rreth 1 orë e gjysmë te “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa aktualisht po vijon takimi me atë të Drejtësisë, Toni Gogu.

Ky i fundit sapo e ka marrë këtë detyrë.

Të pranishëm në takim ishin 3 zëvendësministrat e brendshëm, përkatësisht Xhemal Qefalia, Anisa Ruseti dhe Silva Caka.

Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa vlen të theksohet se këtë të martë do të mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit.

Dëgjesa po mbahen në Ministrinë e Brendshme edhe për drejtorin e Policisë Tiranë.

Takime të kësaj natyre janë rutinë e çdo jave në fakt për kryeministrin, ndërsa pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me procesin e zgjedhjes së kryepolicit të ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit