Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republikës.
I pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.
Ndërkohë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë.
“Se kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë për t’u përgatitur për debate dhe të vish këtu të flasësh ndryshe, është për ata individë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda është institucion elitë në grupin e institucioneve në vend. Grada është një institucion për sigurinë në vend. Punonjësit meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës që bën një detyrë të rëndësishme dhe çdo akuzë apo insinuatë, shpifje ndaj gardës është e ulët. Garda shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë. I qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe i kolegëve të opozitës në komisione, ndaj kërkoj të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23.”, tha ai.


