Nufi viziton KFOR-in në Kosovë: Prezenca e Aleancës, garanci e qëndrueshme për sigurinë

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë vizitës Nufi u prit nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm dhe të koordinuar në rajon.

“Prezenca e Aleancës në Kosovë mbetet një garanci e qëndrueshme për sigurinë, dhe njëkohësisht një shtyllë kyçe e pranisë euroatlantike në rajon, në mbrojtje të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së përbashkët”, tha Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Nufi u takua edhe efektivët e Shqipërisë që shërbejnë me dinjitet nën flamurin shqiptar dhe atë të NATO-s, duke dëshmuar çdo ditë profesionalizëm, përkushtim dhe rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në shërbim të paqes dhe sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit