Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Irani i propozon SHBA-së një marrëveshje. Çfarë përmban

Mos i humb

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një propozim të ri për arritjen e një marrëveshjeje që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas raportimit të Axios, oferta është përcjellë përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Burimet bëjnë me dije se propozimi synon të thyejë ngërçin aktual në negociatat mes dy vendeve dhe të hapë rrugë për një deeskalim të situatës në rajon, duke përfshirë edhe mundësinë e përfundimit të konfliktit.

Megjithatë, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Teherani është shtyrja e bisedimeve për programin bërthamor. “Negociatat bërthamore duhet të shtyhen deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në propozimin e paraqitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit