Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë, më 6 maj, grupin parlamentar të kësaj force politike.
Ai e nisi fjalën e tij, duke u ndalur tek protesta që pritet të zhvillohet pas dy ditësh.
“Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe për shqiptarët. Ndaj edhe një herë në mënyrën më të vendosur, bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë, t’ja kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me të gjitha mjetet t’i dekurajojnë.”, tha Berisha.


