Guta Lindore, regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij vrasin 61 civilë

Mos i humb

Të paktën 61 civilë humbën jetën nga një sulm ajror i regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në një vend tregu në qytezën Kefer Batna të Gutës Lindore në Siri.

Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Gutën Lindore (Helmetat e Bardha), forcat e regjimit dhë mbështetësi i tij Rusia vazhdojnë ta bombardojnë Gutën Lindore edhe përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim.

Avionët luftarakë të regjimit dhe të përkrahësve të tij kanë bombarduar një vend tregu në rrugën kryesore të qytezës Kefer Batna në Gutën Lindore, e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Tregu përplotë me njerëz për shkak të pranisë së personave të cilët përpiqeshin të iknin në pjesët e brendshme të Gutës Lindore si dhe të atyre që kishin shkuar në treg për të gjetur ushqim. Si pasojë e këtij sulmi të paktën 61 civilë kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Ekipet e Mbrojtjes Civile njoftuan se ende nuk kanë arritur t’i nxjerrin trupat e pajetë dhe të arrijnë deri tek të plagosurit për shkak të vazhdimit të bombardimeve.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila kërkon armëpushim një mujor në Siri, veçanërisht Gutën Lindore, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare. Megjithatë, kishte mbetur e paqartë se si do të zbatohej armëpushimi i cili ishte caktuar të vihet në praktikë “pa vonesë”.

Pas vendimit të KS-OKB-së Rusia më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore duke thënë se regjimi do ta respektojë atë.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astanas u shpall “zonë e deeskalimit”, regjimi i Asadit për të cilin rolin garantues e ka marrë përsipër Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin në këtë rajon, ndërsa në muajt e fundit ka shtuar edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhet të evakuohen urgjentisht përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit