Gaza, në ditën e 100-të protestë kundër vendimit të SHBA për Kudsin

Mos i humb

Vendimi i SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe zhvendosjes së ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds, u protestua në Gaza në ditën e 100-të nga marrja e këtij vendimi.

Dhjetëra palestinezë të cilët janë mbledhur përpara Xhamisë Ebyad në Gaza me thirrjen e Hamasit, reaguan kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

Drejtori i Departamentit të Çështjeve për Kudsin nga Hamasi, Ahmed Ebu Halibe tha se “Ne jemi këtu kundër vendimit të SHBA-ve në ditën e 100-të të këtij vendimi. Theksojmë se ne jemi pronarë të këtyre tokave dhe se kemi të drejta ligjore mbi Palestinën, Kudsin dhe Mesxhid-i Aksa-në”.

Duke folur para palestinezëve në Kuds, Ebu Halibe bëri thirrje për vazhdim të kryengritjes kundër Izraelit. “Me këtë rast tregojmë edhe një herë se do të vazhdojmë t’i mbrojmë objektet e shenjta në Palestinë”, thotë ai.

Ebu Halibe po ashtu u bën thirrje shteteve Islame “për mbështetje të popullit palestinez në vazhdimin e luftës kundër Izraelit, i cili po përpiqet të hebraizojë Kudsin dhe tokat palestineze”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë më 6 dhjetor të vitit 2017 tha se e njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Departamenti Amerikan i Shtetit muajin e kaluar njoftoi se Ambasada amerikane në Tel Aviv do të zhvendoset në Kuds brenda muajit maj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit