Mjeku që udhëhoqi Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gati 6 muaj, tashmë është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.
Konkursi për Drejtor të SHSKUK-së është shpallur më 14 shkurt. Gazeta Shneta ka mësuar se gjatë ditës së sotme, pas intervistës me gojë Dr. Basri Sejdiu është përzgjedhur në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Në testin me shkrim Sejdiu u vlerësua me 92 pikë, kundrejt tre kandidatëve tjerë Fakir Spahiu me 75, Armend Jashari me 65 dhe Fitim Selimi me zero pikë.
Sejdiu më parë ka shërbyer si U.D. i drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë Invazive.
Ai u emërua U.D. i drejtorit të SHSKUK-së, pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në tetor të vitit të kaluar.
Gjocaj dha dorëheqje nga presioni pas vdekjes së tre pacientëve në rrethana të dyshimta. /Mesazhi/