Juncker letër urimi për presidentin e Rusisë

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në një letër urimi dërguar për presidentin e rizgjedhur të Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim.

Juncker, në letrën e dërguar është shprehur se, “Qëllimi jonë i përbashkët duhet të jetë rivendosja e bashkëpunimit të sigurisë pan-evropiane. Shpresoj që periudha juaj e katërt do të ndihmojë në realizimin e këtij qëllimi. Do të jem gjithmonë partner i kësaj përpjekjeje”.

Bashkimi Europian (BE) më parë kishte shprehur shqetësimet për sulmin e realizuar në qytetin Salisbury të Britanisë së Madhe ndaj ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Marrëdhëniet Rusi-BE gjatë periudhave të fundit janë të tensionuara për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe Siri, si dhe për shkak të çështjeve të tjera, si shqetësimi nga sulmet kibernetike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit