Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga Britania

Mos i humb

Të gjithë 23 diplomatët rusë të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar pas helmimit të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij dy javë më parë, pasditen e sotme janë lërguar nga vendi.

Një autokolonë që bartte diplomatët dhe anëtarët e tyre të familjes u larguan nga ambasada ruse para mesditës, pasi atyre iu dha kohë një javë për t’u larguar nga kryeministrja britanike, Theresa May, të martën e kaluar.

Autobusët që bartnin diplomatët rusë u drejtuan për në bazën ajrore RAF Northol, nga ku rusët e dëbuar më vonë u larguan nga Mbretëria e Bashkuar për në Moskë.

Dëbimi i diplomatëve të huaj nga Mbretëria e Bashkuar është dëbimi më i madh që nga viti 1970 ndërsa erdhi pasi Rusia refuzoi të jepte ndonjë shpjegim mbi rezervat e tyre të agjentit nervor Novichok, për të cilin Britania thotë se është përdorur më 4 mars në Salisbury në tentativën për vrasjen e ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal.

Skripal dhe vajza e tij mbeten në gjendje të qëndrueshme, por kritike të cilët u dërguan në spital pasi u gjetën pavetëdije në një stol publik në qytetin jugor anglez, Salisbury.

Kryeministrja May tha se incidenti ndodhi “në kundërshtim me modelin e mirë-përcaktuar të agresionit shtetëror rus në Evropë dhe më gjerë”.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident, por gjithashtu ka dëbuar 23 diplomatë britanikë në një veprim reciprok, duke akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për mos ndarjen e mostrës së substancës për ekzaminimin e tyre.

Poashtu dëbimi i 23 diplomatëve rusë, të cilët Britania i ka identifikuar si “oficerë të panjohur të inteligjencës”, May tha se do të “zhvillojë propozime për fuqi të reja legjislative për të forcuar mbrojtjen e tyre kundër veprimtarisë shtetërore armiqësore dhe për të siguruar që ata që kërkojnë të kryejnë një aktivitet të tillë nuk mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar” dhe “do të pezullojë të gjitha kontaktet e planifikuara të nivelit të lartë në mes të Britanisë së Madhe dhe Federatës Ruse”.

May gjithashtu theksoi se ministrat britanikë dhe anëtarët e familjes mbretërore do të bojkotojnë Kampionatin Botëror në futboll “Rusi 2018”.

Përkrahja e aleatëve

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit t ëKGB-së, Alexander Litvinenko, pasi piu çaj radioaktiv. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-iu iu dha strehë në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte duke shërbyer 13-vite burg për informacion të rrjedhshëm ndaj intelegjencës britanike.

Një deklaratë nga sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca e mbështet Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar se, “Sulmi në Salisbury ishte përdorimi i parë i një agjenti nervor në territorin e Aleancës. Ai tregoi mungesë respekti për jetën njerëzore. Dhe, sulmi ishte një shkelje e papranueshme e normave dhe rregullave ndërkombëtare”.

Franca, Gjermania, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët, javën e kaluar dënuan Rusinë lidhur me sulmin e dyshuar të agjentit nervor në Salisbury./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit