Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis deklaroi se prania e PKK-së në rajonin Sinxhar përbën kërcënim për Turqinë.
Mattis ka zhvilluar një vizitë në zyrën për shtyp të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) ku ka bërë vlerësime për gazetarët në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë dhe negociatat që vazhdojnë me Turqinë.
Para se ti përgjigjej pyetjeve të gazetarëve Mattis foli në lidhje me praninë e organizatës terroriste PKK në rajonin Sinxhar në veri të Irakut.
“PKK-ja e cila është menjëherë në pjesën tjetër të kufirit në veri të Irakut, përbën një kërcënim për Turqinë. Siç e dini PKK-ja njihet si një organizatë terroriste nga SHBA-ja. Ajo ka vrarë shumë turq të pafajshëm dhe ne duam të shohim tërheqjen e PKK-së nga rajoni i Sinxharit”, ka komentuar Mattis.
Ndërsa në pyetjen nëse do të ofrojë SHBA-ja mbështetje ndaj një operacioni të mundshëm që Turqia do të zhvillojë në rajonin Sinxhar kundër elementëve të PKK-së, Mattis tha se nuk mund të japë informacione në lidhje me operacionet.
Optimist rreth bisedimeve me Turqinë
Ndërkohë Turqia vazhdon të fortifikojë pozicionet e saj në Afrin, ndërsa në Munbixh nuk ka ndonjë lëvizje dhe se në lidhje me këtë çështje vazhdojnë negociatat me Turqinë pa patur ndonjë pengesë, ka informuar Mattis.
“Jam optimist se do ta zgjidhim këtë çështje. Edhe më parë kemi kaluar momente të vështira”, tha ai.
Në pyetjen e gazetarit të AA-së se “Qëllimi i Turqisë në çështjen e Munbixhit është i qartë. Turqia dëshiron të hyjë dhe të nxjerrë elementët e YPG-së nga Munbixhi. Çfarë sugjerimi kanë SHBA-të përballë kësaj? Çfarë propozojnë SHBA-të këtu?, Sekretari Mattis është përgjigjur:
“Turqia është një aleat i NATO-s dhe ne kemi qëndruar pranë njëri tjetrit. Kemi patur mosmarrëveshje kryesisht në disa çështje në Siri. Por, këto nuk kanë ndikuar në qartësinë dhe zhvillimin e takimeve të shpeshta të bisedimeve. Do ta tejkalojmë edhe këtë. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë preferoj që këtë jo nëpërmjet shtypit për të flas ballë për ballë (me zyrtarët turq). Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për turqit”.
Në vijim Matis shtoi se: “Nga duart e terroristëve të PKK-së kanë humbur jetën shumë të pafajshëm. Ajo që ne bëjmë atje (në Siri) është eliminimi i DEASH-it. Jemi të detyruar që në një fushëbetejtë komplekse të përllogarisim të gjitha rrymat që konfliktohen”.
Lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë krahas SHBA-ve dhe shumë vendeve të tjera të Evropës, Mattis ka vënë theksin se Rusia që nga Lufta e Dytë Botërore për herë të parë ka përdorur armë kimike në Evropë.
Në vlerësimin e tij në lidhje me anulimin e akreditimit të 7 diplomatëve rusë në NATO, Mattis tha se “Nuk kanë nxjerrë vetëm ato diplomatët, por në të njëjtën kohë kanë anuluar edhe pozicionet e ndara për Rusinë”.
Ai bëri të ditur se NATO ka zhvilluar punime për të formuar një makanizëm në çështjen e bashkëpunimit me Rusinë. “Rusia zgjodhi të jetë një kundërshtar strategjik me aktivitete të pamenduara”, tha Mattis.


