Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiç, tha se në takimin e sotëm të përfaqësuesve serb të komunave të Kosovës, do të analizohen ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë, me theks të veçantë arrestimin e Marko Gjuriç.
Simiç, duke folur mbi mundësinë e arrestimit të deputetëve të Listës Serbe, nëse eventualisht tentohet formimi i njëanshëm i Asociacionit, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë për këto siç i quan ai kërcënime që po i bëhen përfaqësuesve legjitim të Serbëve në Kosovë.
Ai gjithashtu bëri të ditur që sot do të diskutohen edhe dakordimet e arritura në Beograd gjatë takimit me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç./Kosova Post/