Autokolona e gjashtë me të evakuuarit nga Guta Lindore mbërrin në Hama

Mos i humb

Autokolona e gjashtë nga Guta Lindore në Siri, e rrethuar nga regjimi i Bashar Al-Assadit dhe forcat besnike të tij, sot ka mbërritur në Hama.

Gazetarët e AA-së në Gutën Lindore bëjnë të ditur se sot ka vazhduar evakuimi nga Irbini, Zamalk dhe Ein Tarma, të cilat i takojnë kësaj province.

Autokolona e gjashtë është e përbërë nga 57 autobusë dhe katër autoambulanca, të cilat transportojnë gjithsej 3.241 persona, në mesin e të cilëve ka të sëmurë dhe të plagosur, përfshirë edhe pjesëtarët e opozitës.

Pasi ka mbërritur në Hama, pritet që autokolona të vazhdojë drejt kampeve të refugjatëve në rrethinën e Halepit dhe Idlibit, me çka numri i njerëzve të cilët nga java e kaluar po evakuohen nga Guta Lindore, ka shkuar në mbi 22 mijë.

Ndërsa po vazhdon evakuimi i zonave të caktuara, qarku Duma i cili i takon Gutës Lindore akoma mbahet i rrethuar.

Kujtojmë se Asadi dhe mbështetësit e tij, të mbështetur nga Rusia në ajër, më 19 shkurt nisën një operacion për të marrë nën kontroll Gutën Lindore e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Që nga kjo datë regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë intensifikuan sulmet ajrore dhe tokësore në rajonin ku jetojnë rreth 400 mië civilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit