Izraeli rifillon sulmet ndaj Sirisë

Mos i humb

Kreu i Shtabit të Izraelit Gadi Eisenkot, njoftoi se vendi i tij do të rifillojë me sulmet ndaj Sirisë.

Në intervistën për “The Jerusalem Post”, Eisenkot bëri të ditur se pas rrëzimit të avionit ushtarak izraelit muajin e kaluar, sërish kanë filluar të shënjestrojnë rajonet në Siri.

Eisenkot më tej tha se Irani nuk merr guximin t’i afrohet kufirit të Izraelit në lartësitë e Golanit ndërkaq raketat e Hezbullahut nuk posedojnë fuqi të mjaftueshme për të goditur objektivat e përcaktuara në Izrael.

Ushtria izraelite njoftoi se muajin e kaluar, avionët ushtarakë izraelitë në Siri të cilët kryenin sulme ndaj “objektivave iraniane” janë goditur nga një sulm anti-raketor dhe si rezultat i kësaj është rrëzuar një F-16.

Leje ushtrisë për përdorimin e plumbave të vërtetë

Nga ana tjetër, Eisenkot dha premtim për përfundimin e murit në rrethinën e Rripit të Gazës deri në fund të vitit dhe më tej shtoi se në rast se gjatë marshimeve dhe protestimeve të planifikuara për të premten në afërsi të zonave kufitare, palestinezët dëmtojnë infrastrukturën izraelite, atëherë do t’i japë leje ushtrisë për përdorim të plumbave të vërtetë.

“Është dhënë leje për zjarr nëse ndonjë person kryen sulm ndaj infrastrukturës së forcave të sigurisë”, u shpreh Eisenkot duke theksuar se për parandalimin e aktiviteteve për depërtim në territoret izraelite do të përforcohen barrierat dhe do të stacionohen ushtarë.

Grupet palestineze, planifikojnë që më 30 mars, Ditën e Tokës, të mbajnë protestën “Marshi i Kthimit” në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Shumë organizata palestineze, bëjnë thirrje për mbështetje të marshit i cili realizohet për përdorimin e të drejtës së ‘rikthimit’ nga personat që në vitin 1948 u detyruan të emigrojnë nga tokat e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit