BE-ja mbështetje Turqisë në përballje me refugjatët sirianë

Mos i humb

Zyrtarët e Komisionit Europian (KE) përgjegjës për ndihma, u zotuan sot për një bashkëpunim me Turqinë për t’u ofruar ndihmë refugjatëve sirianë të cilët kanë gjetur strehim në Turqi.

Zyrtarët e KE-së, Laura Fallavolita dhe Feyhan Canbay, mbajtën fjalimme në komisionin parlamentar të Turqisë, për Migrim dhe Integrime, në të cilët theksuan se bashkë me departamentet turke të sigurisë kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për sigurinë e refugjatëve.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë Turqinë në çështjen e refugjatëve të cilët vijnë nga Siria”, tha Fallavolita në fjalimin e saj.

Canbay nga ana e tij theksoi se po planifikojnë themelimin e dy spitaleve në provincat Hatay dhe Kilis.

“Gjatë vitit 2017, kemi shpenzuar 800 milionë euro për arsimimin e sirianëve”, tha ai.

Turqia jo rrallë herë akuzon BE-në për dërgimin jo të shpejtë të ndihmës për refugjatët që janë strehuar në këtë vend.

Të paktën 3.5 milionë refugjatë janë strehuar në Turqi, ndërsa gjysma e tyre janë fëmijë.

Si vend me numrin më të madh të refugjatëve, Turqia për nevojat e popullatës ka shpenzuar afër 30 miliardë dollarë, përfshirë edhe mjetet e autoriteteve lokale dhe sektorit joqeveritar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit