Turqia do të zgjerojë operacionet e kataraktit në Afrikë

Mos i humb

Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Eyup Gumus, ka njoftuar se Turqia po planifikon të zgjerojë projektin e saj të kirurgjisë së kataraktit për të luftuar fistulat.

Turqia është duke udhëhequr një projekt që synon kryerjen e 1.5 milionë operacioneve të kataraktit për pesë vjet në Afrikë.

Në një prononcim për Agjensinë Anadolli, Gumus tha se Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe një projekt i quajtur Lufta e Verbërisë së Shmangshme kanë formuar në mënyrë të koordinuar një iniciativë të quajtur “Shëndeti Afrikan”.

Iniciativa do të lehtësojë projektin për të ndihmuar 1.5 milionë persona t’i nënshtrohen kirurgjisë së kataraktit në Afrikë, duke përfshirë profilizimin e pacientëve me katarakt në kontinent dhe në spitalet ku operacionet mund të kryhen. Poashtu do të ofrojë shërbime shtesë në koordinim me vendet e tjera dhe organizatat joqeveritare.

Gumus shpjegoi se Lufta e Verbërisë së Shmangshme është në fazën e dytë. Ai kujtoi se presidenti i IDB-së, Bandar Hajjar, kërkoi nga “vendet e tjera anëtare të ndjekin shembullin e Turqisë” në Asamblenë e Përgjithshme të 43-të të IDB-së të mbajtur në Tunizi më 1 prill të këtij viti.

Ai tha se projekti i Turqisë i “një milion operacioneve të katarakteve” i motivon vendet e tjera që të bashkohen në luftën kundër verbërisë së shmangshme, gjë që për fat të mirë ka rezultuar me një rritje të fondeve të projektit nga 30 milionë deri në 250 milionë dollarë.

Projekti jo vetëm që rregullon operacionet dhe organizimin e trajnimeve dhe programeve të krijimit të vetëdijes, por poashtu shpërndan syzet shumë të nevojshme për fëmijët në nevojë.

– Trajtimi i fistulës

Tani ka plane për të zgjeruar fushën e projektit për trajtimin e grave me fistula në Afrikë.

“Ne mund të kryejmë operacione të tjera përveç atij për katarakte. Mbi dy milionë gra në Afrikë po luftojnë në jetën e tyre me fistulat. Ne mund të punojmë drejt sigurimit të tyre me operacionet e nevojshme”, theksoi Gumus.

Fistula obstetrike shkaktohet nga lindja e tejzgjatur, pa qasje adekuate në shërbimin mjekësor, që rezulton në një hapje të parregullt të kanalit të lindjes dhe fshikëzës ose rektumit, gjë që shkakton paaftësi për të kontrolluar urinën dhe fecesin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit