Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës (DHAMTH) ka shqiptuar sot verdiktin për rastin kundër Vojislav Sheshelit, duke e shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit me çka e dënoi me 10 vite burgim, por gjykata konstatoi se ai tashmë ka vuajtur dënimin gjatë paraburgimit ku ka qëndruar nga vitit 2003.
Sheshel akuzohej se ka kryer krime kundër njerëzimit me përgjegjësi personale të cilat përfshijnë nxitje të dëbimit, dëbim të dhunshëm dhe zhvendosje të civilëve joserbëve në Hrtkovici në Vojvodinë të Sefbisë.
Fjalimin për të cilin është dënuar, Shesheli e ka mbajtur më 6 maj të vitit 1992 në fshatin Hrtkovci.
Me verdiktin e sotëm të DHAMTH është shfuqizuar verdikti i shkallës së parë të Tribunalit të Hagës nga 21 marsi i vitit 2016, me të cilin Sheshel u lirua nga të gjitha 11 pikat e aktakuzës e cila e ngarkonte për krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnjë e Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1991-1993.
Gjatë shpalljes së verdiktit, kreu i Këshillit të Ankimimit, Theodor Meron, tha se dënimi i shqiptuar tashmë është kryer, meqë në dënimin përllogaritet koha e kaluar në paraburgim të cilën Sheshel e kaloi në vitet 2003- 2014.
I akuzuari, aktualisht deputet në Kuvendin e Serbisë, vendimin e dënimit e ndoqi nga Beogradi./Rtv Islam/


