Kulla Eiffel në Francë sot është mbyllur për publikun për shkak të një greve nga personeli i sigurisë, njoftuan zyrtarët.
“Të premten më 13 prill, për shkak të grevës së një pjese të stafit të sigurisë së kompanisë, hapja e Kullës Eiffel është mbyllur. Kopshtet dhe sheshet janë të hapura”, ka shkruar administrata e Kullës Eiffel në anglisht.
Nuk është e qartë se çfarë janë kërkesat e grevistëve, ose kur do të hapen dyert për vizitorët.
Franca po përballet me një valë grevash në disa sektorë, me operatorin hekurudhor shtetëror SNCF që protestojnë ndaj planeve të reformës qeveritare./Rtv Islam/