Rubaba Muhammedi nga Afganistani, duart dhe këmbët e së cilës janë të paralizuara, përmes vizatimeve të saj të bëra me gojë, rrëfen vështirësitë e grave afgane.
18 vjeçarja Muhammedi e cila jeton në krahinën Gazne të Afganistanit, vizatimet e saj po i bën duke e mbajtur lapsin apo brushat në gojë, meqë këmbët dhe duart e saj janë të paralizuara nga lindja.
Muhammedi në një intervistë për Agjensinë Anadolli thotë se që nga mosha e vogël ka filluar që të pikturojë dhe se nuk ka marrë ndonjë edukim për këtë.
“Me vizatimet që i bëj me laps të cilin e drejtoj me gojë përpiqem që t’i tregoj vështirësitë të cilat po i përjetojnë gratë afgane.”, thotë Muhammedi, duke shtuar se përkrahjen më të madhe për këtë çështje e merr nga familja e saj.
– “Është shumë vështirë të jesh grua në Afganistan”
Duke vënë në dukje se është shumë vështirë të jesh grua në Afganistan, Muhammedi thotë se gratë ende po i nënshtrohen dhunës dhe llojeve të ndryshme të abuzimeve.
Ajo thotë se që kur ishte e vogël ka filluar që të bëjë vizatime si për veten ashtu edhe për miqtë e saj me lapsin, të cilin e drejton me gojë.
%2F20180417_2_29873104_32802007.jpg)
“Duke e pikturuar vizatimin e njëjtë, i zbulova hijet, detajet që duhet të jenë dhe fillova të vizatoj më shpejtë”, thotë Muhammedi.
Sipas saj në qoftë se personat me aftësi të kufizuara nuk e zhvillojnë veten atëherë ata do të vazhdojnë të jenë viktimë e vështirësive të jetës. Muhammedi thotë se këta persona, së pari duhet të mësojnë t’i besojnë vetvetes.
– E do shumë Erdoganin
Përkundër asaj që nuk e njeh gjuhën turke, Muhammedi nga televizioni i shikon fjalimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe thotë se është një adhuruese e tij. “Erdoğan është një lider i cili e do popullin e vet dhe edhe populli i tij e do atë”, thotë Muhammedi.
Duke folur edhe për dashurinë e saj për Turqinë ajo tregon se ka edhe vizatime për 15 korrikun, tentativën për grusht shteti në Turqi.
%2F20180417_2_29873104_32802010.jpg)
Pasi që ka shikuar nga televizioni tentativën për grusht shteti, Muhammedi thotë se ka kuptuar se sa e do populli presidentin dhe se edhe ajo e ka pikturuar këtë rezistencë me dashuri.
Duke treguar se në pikturën e 15 korrikut të vizatuar nga ajo, dora e cila shihet se është bërë mburojë e plumbave është dora e presidentit të Turqisë Erdogan, Muhammedi thotë se “Në këtë vizatim u përpoqa të tregoj se sa shumë e do populli Erdoganin dhe se edhe ai e bën mburojë veten kundër kërcënimeve ndaj popullit të tij”.
– Jetojnë 1 milion persona me aftësi të kufizuar
Në Afganistan me një popullsi prej 33 milionë banorë jetojnë rreth 1 milion persona me aftësi të kufizuara, të cilët po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira.
Sipas zyrtarëve afganë, pjesa e madhe e personave me aftësi të kufizuara nuk arrijnë të gjejnë punë, disa nuk kanë mbështetje ekonomike, kurse disa të tjerë po mbijetojnë me ndihmat e organizatave humanitare ndërkombëtare./Rtv Islam/


