Presidenti i BE-së vjen në Prishtinë për të takuar vetëm Thaçin

Mos i humb

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do ta vizitojë nesër Kosovën, për t’u takuar vetëm me Presidentin Hashim Thaçi.

Siç bën të ditur agjenda, qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

“Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Europian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.

Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Europian”, thuhet në agjendë.

Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit