GDP konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e LDK-së

Mos i humb

Grupi Deputetëve  të Pavarur të Kosovës, do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, ku do të diskutohet për caktimin e një date për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Pjesëmarrjen e GDP-së, në këtë tryeze e ka konfirmuar, deputetja Shqipe Pantina.

Ajo ka thënë se shefi I grupit parlamentar, Dardan Sejdiu nuk ndodhet në Kosovë, po ka deleguar dikë nga deputetët që të marrë pjesë në këtë tryezë.

AAK, Nisma e AKR janë partitë tjera parlamentare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK, që do të mbahet sot në ora 13:00, shkruan lajmi.net. Ndërsa, PDK ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, sikurse edhe Vetëvendosje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit