Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë plagosur në një rebelim që shpërtheu në një burg në veri të Guatemalës, shtet në Amerikën Qendrore.
Zëdhënësi i burgut, Rudy Esquivel tha se në trazirat që ndodhën në burgun në qytetin Escuintla, 7 persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë të plagosur janë dërguar në qendrën shëndetësore.
Esquivel bëri të ditur se policia ka arritur të marrë nën kontroll burgun.
Thuhet se në burgun me kapacitet prej 600 personash ndodhen më shumë se 3.000 të burgosur.


