Senati amerikan miraton si Sekretar të Shtetit, Mike Pompeo

Mos i humb

 

 

Senati amerikan miratoi emërimin e kandidatit të presidentit Donald Trump, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit.

Presidenti amerikan Trump në mars të këtij viti shkarkoi nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe në vend të tij emëroi shefin e CIA-s Mike Pompeo.

Pas votimit në Senat, Pompeo me 57 vota për dhe 42 kundër u emërua si Sekretari i 70-të i Shtetit.

Përkundër kritikave se Departamenti Amerikan i Shtetit ka patur një rol më “pasiv” në periudhën e Tillersonit, pritet që Pompeo të sjellë një frymë të re në këtë Departament.

Pompeo në janar të vitit 2017 ishte emëruar si shef i CIA-s nga Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit