Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga kryeministri Ramush Hardinaj që shtojë me mbi 20 numrin e zv/ministrave.
Ajo këtë kërkesë e ka bërë në mënyrë ironike, duke përmendur faktin se kabineti qeveritarë nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit.
“Kryeministër atij numrit të madh të zv/ministrave që i keni emërua, shtoj edhe 22 që të kenë kohë të merren me Kuvendin”, ka thënë Musliu.
Ndryshe edhe sot, si në seancat e kaluara në debat parlamentar për personat e zhdukur, kabineti qeveritarë nuk ka marrë pjesë./Kosova Post/