Shefi i PDK- së, Kadri Veseli i është rikthyer fushatës, në qytete të ndryshme. Të shtunën ka zgjedhur Pejën për të folur për rininë. Aty, ka thënë se kushdo që ka marrë përgjegjësi duhet të bëjë punë e jo të dështojë duke shtuar se PDK është partia e vetme që u ka dhënë më shumë hapësirë të rinjve.
Kadri Veseli i ka dërguar mesazhe Ramush Haradinajt nga Peja. Në Dukagjin, Kryetari i PDK- së e ka vazhduar fushatën e nisur me sloganin “Dekada e re”.
“Ne duhet të punojnë që ta ruajmë rininë të jetojë në Kosovë”, ka thënë Veseli, nga Peja.
“Kur ju voton dikush dijeni se ju beson. Mos e zhgënjeni kurrë. Dështimi në fund i mbetet atij që ka qenë i zgjedhur”, ka thënë Veseli, në Pejë.
Veseli po merr pjesë nëpër degët e PDK- së në një fushatë në zgjedhjet rinore të partisë. Kadri Veseli asnjëherë s’e ka përjashtuar rrëzimin Qeverisë së Kosovës. Në deklarimet e fundit, ai kishte thënë se rrëzimin e Qeverisë mund ta bëjë edhe Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, ky i fundit kishte thënë se Qeverinë mund ta rrëzojë edhe Hashim Thaçi përmes katër deputetëve të Drenicës. Aktualisht, Qeveria e koalicionit PDK-AAK i ka vetëm 52 deputetë, shkruan periskopi./Kosova Post/


