Erdogan: Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Kongresin e rregullt të AK Partisë në Stamboll deklaroi se Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit.

“Në botën brenda së cilës ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit. Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi globale”, tha Erdogan.

– “Vazhdojmë me objektivat tona kryesore”

Erdogan deklaroi se: “Luftimi i korrupsionit, varfërisë dhe ndalesave, si në ditët kur kemi filluar në rrugëtimin e AK Partisë do të vazhdojnë të jenë në mesin e objektivave tona kryesore.

– Eksploatimi, dhuna dhe abuzimi ndaj grave janë krime të mëdha kundër njerëzimit”

Presidenti Erdogan tha se eksploatimi, dhuna dhe abuzimi ndaj grave janë krime të mëdha kundër njerëzimit.

“Do të vazhdojmë luftën me forcën tonë derisa të shlyejmë plotësisht këtë turp nga vendi ynë”, porositi Erdogan. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit