Farmacistët pezullojnë sot aktivitetit të tyre në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri më 13:00. Raportohet për farmaci të mbyllura në vijnë nga Fieri, Lushnja, Durrësi, Lezha.
“Konkretisht jemi për të mos pranuar kontratën, sepse jo vetëm që nuk na lejon të punojmë brenda standardit siç e ka e gjithë bota, por jemi të detyruar që të pranojmë kushtet që ata na imponojnë” janë shprehur ata. Por grupi i eksperteve nuk lëshon “pe” në disa kritere, të cilat farmacistët i kundërshtojnë me forcë.
Farmacistët thonë se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm u ka krijuar atyre një dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.
Kjo ndodh sa herë hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, por nëse do të ishin njoftuar më parë atëherë dëmi financiar, sipas tyre do të ishte më i vogël. Farmacitë kundërshtojnë edhe kontratën e re, që sipas tyre janë detyruar ta nënshkruajnë, ndërkohë që u janë dyfishuar gjobat.
Top Channel


