Udhëtimi i rrezikshëm në qytetin Rakka të rrënuar nga SHBA dhe YPG/PKK

Mos i humb

 

 

Civilët në qytetin Rakka i pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri, për shkak të shembjes së urave mbi Lumin Eufrat gjatë sulmeve në të kaluarën, për të kaluar lumin po përdorin trapa të motorizuara që janë rrezik për vdekje.

YPG/PKK-ja e mban në pushtim që prej tetorit 2017 rajonin Rakka i cili në një kohë ishte “kalaja” e terroristëve të DEASH-it. Në qytetin e kthyer tashmë në gërmadhë vazhdojnë jetën në kushte të vështira shumë pak civilë të cilët për shkak të pamundësisë mbetën të detyruar të ktheheshin në shtëpitë e tyre që i braktisën vitin e kaluar gjatë sulmeve të ndërmarra nga organizata terroriste.

Sipas burimeve lokale, terroristët YPG/PKK nuk riparojnë urat e shembura me qëllim për të penguar kthimin e më shumë civilëve në qendrën e Rakkas si dhe për të penguar lëvizjen e tyre të lirë.

Urat të cilat bashkonin qendrën e qytetit me pjesën periferike jugore dhe perëndimore u shembën gjatë sulmeve të ndërmarra në Rakka në vitin 2017 nga koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve nën emërtimin e luftës kundër DEASH-it.

Banorët e rajonit pas shembjes së urave nisën të përdorin trapat motorikë të cilët i kanë ndërtuar në kushte primitive. Udhëtimet e kryera mbi këto trapa që nuk kanë siguri, janë edhe të rrezikshëm, por edhe me shpenzime. Për kalimin nga njëra anë e Lumit Eufrat për në anën tjetër udhëtarët paguajnë rreth 50 cent, motorët rreth 100 cent dhe automjetet motorike 1 euro.

Këta mjete të improvizuar përdorur nga rreth 2 mijë persona në ditë, përdoren për qëllime të ndryshme për të ofruar shërbime, si transferimin e të sëmurëve, transport të furnizimit me ushqime dhe produkteve të tregtisë dhe ndërtimit.

Sipas banorëve të rajonit, YPG/PKK dhe i ashtuquajturi këshilli civil i Rakkas i lidhur me organizatën merr taksa nga ushqimet dhe produktet e tjera që transportohen nga anët e Lumit Eufrat dhe nuk dëshiron të riparojë urat e shembura.

– Fëmijët, gratë dhe ato që nuk dinë not janë të rrezikuar

Gazetarët e AA-së në Rakka kanë filmuar vështirësitë që përjeton popullata lokale teksa kalon Lumin Eufrat.

Teksa pronarët e trapave motorikë paralajmërojnë civilët se nuk janë të sigurtë për mjetet që kanë ndërtuar me metoda primitive, po ashtu edhe banorët e rajonit theksojnë se nuk kanë alternativë tjetër përveçse përdorimit të tyre.

Muhammed Ebu Halit, një prej poseduesve të këtyre mjeteve motorikë tha se “Kalimet me trap nga një anë e lumit në anën tjetër janë edhe të rrezikshme edhe të shtrenjta. Kalimet janë me pagesë, çmimet janë sipas numrit të personave dhe peshës të materialit që transportohet”.

Duke vënë në dukje se rreziku i vdekjes është më i madh për fëmijët dhe gratë sesa për automjetet, Halit tha më tej se “Trapat përbëjnë rrezik më shumë për ata që nuk dinë të notojnë. Në ditët me erë trapat kanë mundësi të madhe të përplasen”.

– Rakka e shkatërruar 90 për qind

Në pamjet e që AA-ja ka filmuar në periudhat e mëparshme është vërejtur se Rakka ishte shndërruar plotësisht në rrënojë, ku ndërtesat në të dy anët e bulevardit kanë qenë të shembura plotësisht dhe se automjetet kishin mbetur nën rrënoja.

Në raportin e rrjetit aktivist të emërtuar “Rakka po masakrohet në heshtje” ishte njoftuar se gjatë sulmeve të SHBA-ve me PKK/PYD-në kanë humbur jetën rreth 2 mijë civilë, dhe më shumë se 450 mijë të tjerë kanë mbetur të detyruar të migrojnë. Po ashtu rrjeti kishte bërë të ditur se 90 për qind e qytetit Rakka është shkatërruar.

Kriza humanitare në qendrën e qytetit rritet çdo ditë e më shumë. Rreth 20 mijë civilë që janë kthyer në qendër të qytetit jetojnë në varfëri dhe papunësi. Ndërsa një pjesë e madhe e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë për t’i ardhur në ndihmë familjeve të tyre, ku në vend të shkollës ata e kalojnë pothuajse të gjithë kohën duke mbledhur mbeturina plastike nëpër koshat e plehrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit