Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në promovimin e shërbimeve të reja klinike në Spitalin Sirona.
Haradinaj përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook ka thënë se të arriturat në sektorin privat, janë një shtysë e madhe për avancimin e shëndetësisë në vend.
“Doktor Shefqet Lulajt që drejton këtë institucion dhe shumë profesionistëve tjerë të mjekësisë nga vendi që janë pjesë e këtij spitali, u urova suksese në punën e tyre”, shkroi Haradinaj./KP


