Turqi, arrestohen 8 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Mos i humb

 

Policia ka arrestuar sot të paktën tetë pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it në lindje të Turqisë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Ekipet e policisë së anti-terrorit në provincën Erzurum kanë kryer bastisje të njëkohësishme për të arrestuar të dyshuarit, bënë të ditur burime të cilat refuzuan të identifikohen për shkak të ndalesës për prononcim për mediat.

Me këtë rast policia konfiskoi dokumente ilegale, libra dhe materiale digjitale.

Të dyshuarit janë dërguar në drejtorinë e policisë provinciale. Ata akuzohen për fyerje të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përhapje të propagandës terroriste dhe provokimit të njerëzve në mediat sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit