Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj një lajmi me titull “ Vdekjet në vendin e punës, ministri Reçica thotë se do të jenë të pakompromis ndaj shkelësve të ligjit”.
Në mesazhin e saj, Musliu është mjaft e prerë: Ministra, grahni punës.
Postimi i plotë:
Leni fjalët Ministra, grahni punës. Nuk mundet me u zbatu ligji pa mbikqyrje e inspektim. Nuk mundet me pas inspektim me vetëm 43 inspektor në krejt Kosovën. Bollni ma me deklarata boshe. Punë konkrete,ose të paktën heshtni para tragjedive që po ndodhin çdo ditë./Kp/


