Gorani i mban leksion Kurtit për tryezën

Mos i humb

 

 

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, ja ka mbajtur një leksion politik ish kryetarit të tij në VV, Albin Kurtit.

Gorani ka thënë se nëse duhet të shkohet në zgjedhje duhet të bëhet konsensus në mes partive të cilat janë në opozitë e jo me partitë të cilat janë në pozitë.

“Duhet të arrihet një konsensus që të shkohet në zgjedhje dhe një konsensus nuk mund të bëhet me partitë të cilat janë në pushtet sepse ato nuk dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje nëse dëshirojnë me bo një konsensus atëherë partitë opozitare duhet ta bëjnë këtë” ka thënë Gorani.

Në tryezën e cila është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Gorani ka shtuar se nëse nuk i keni numrat për rrëzimin e qeverisë atëherë mos bëni kësi lloj tryezash.

“Nëse nuk i kemi numrat nuk është e drejtë me i ftu partitë në tryeza edhe pse këto lloj tryeza i përkrahi temat këtyre tryeza janë objekt i diskutimit në kuvend”, ka thënë Gorani.

Tutje Gorani ka shtuar se “Duhet të këtë konsensus në mes partive politike që janë në opozitë mendoj se çështja e dialogut dhe ndryshimi i formatit është çështje prioritare edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe besoj që këtu fshehët edhe përgjigja për të shkuar në zgjedhje”./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit