Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me bindje të plotë ka dhënë premtimin se liberalizimi i vizave do të ndodhë dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm, raporton Kkosova Post.
“Lëvizjen e lirë qytetarët do ta kenë në Bashkimin Europian, pasi ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vende tjera, por do të lëvizin lirshëm”, tha Veseli duke shtuar më pas se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë,sepse Kosova e meriton.
“Liberalizimi i vizave do të ndodhë, tashmë vetëm janë të konfirmara takimet në Vjenë dhe Strasburg në Francë e Bundestag, institucione të vendeve këto që kanë peshën vendimmarrëse për liberalizimin e vizave. Kjo duhet të ndodhë edhe do të ndodhë, Kosova e meriton”, ka thenë Veseli, raporton Kosova Post.


