Një raport i përpiluar nga NATO, trajton PYD/YPG-në si një degë siriane të organizatës terroriste PKK, deklaroi kreu i delegacionit të Turqisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Në një deklaratë të tij, Ahmet Berat Conkar tha se raporti i titulluar “Paqëndrueshmëria në jug”, në mënyrë të qartë dhe të prerë nënvizon se PYD/YPG është dega siriane e PKK-së.
“Nëse raporti merr dritë jeshile në formën siç është shkruar gjatë Asamblesë së Përgjithshme (AP) në nëntor, PYD/YPG dhe zyrtarisht do të marrë epitetin e dëgës sirianë të PKK-së dhe se bëhet fjalë për të njëjtën organizatë terroriste”, tha Conkar.
Raporti në fjalë është përpiluar gjatë AP-së të NATO-s që u mbajt në Varshavë në datat 25-28 maj.
Conkar tha se në takimin në fjalë, vetëm një shtet i NATO-s ka pasur vërejtje për raportin, të cilin e kanë mbështetur të gjitha anëtaret tjera të NATO-s.
PYD dhe krahu i saj ushtarak YPG janë degë siriane e rrjetit terrorist të PKK-së, i cili tashmë për 30 vjet bën luftë kundër Turqisë.
Që prej kur PKK nisi fushatën terroriste, në vitin 1984, në Turqi janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
SHBA-të dhe koalicioni kanë mohuar lidhjet e PYD/YPG-së me PKK-në, të cilën SHBA-të e trajtojnë si organizatë terroriste.
Turqia vazhdimisht ka kritikuar përkrahjen amerikane për terroristët e PKK/PYD-së, të cilët i quajnë “aleat i besueshëm në Siri”, duke i furnizuar me armë dhe pajisje tjera.


