Sulm me bombë në Afganistan, një arkeolog i vdekur

Mos i humb

 

 

 Së paku një person ka humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në Kabul të Afganistanit.

Sulmi është kryer ndaj një automjeti që transportonte arkeologë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës i Afganistanit, Muhammed Sabir Muhmend, konfirmoi se në automjet u montua mjet shpërthyes që shpërtheu në rajonin e Bini Hisara në Kabul.

Ai theksoi se ka vdekur një arkeolog, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit