Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dal kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth deklaratave se vendi është i gatshëm që të bëjë kompromis me Serbinë.
Krasniqi është shprehur se këto deklarata janë shqetësuese dhe se me logjikën e kompromisit në bisedime as te miqtë nuk shkohet.
“Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet. Tjetri e shfaqë dhe e shpërfaqë gatishmërinë për pajtim?! Ekziston një farë rendi se kush e kërkon dorën e pajtimit. Kështu nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Dikush duhet t’i këshillon se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet. A thua këta njerëz nuk i dinë kompromiset që i ka bërë Kosova dhe pjesë e të cilave kanë qenë edhe personalisht?”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai i ka cituar deklaratat e presidentit Thaçi i cili foli rreth dialogut, kompromiseve.
“Natyrisht se Kosova është gati për dialog, gati për kompromis, gati për negociata, gati për marrëveshjen historike për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës”, ka shtuar Thaçi.
Ish kreu i Kuvendit thotë se këto deklarata duhet të shihen s shqetësuese.
“Po të shikohen mediet tona, madje jo vetëm ato ka shumë lajme: se çka mendojnë e dëshirojnë politika e politikanë nga Beogradi për shqiptarët në përgjithësi e Kosovën në veçanti. Jo vetëm kjo, por edhe çka vuçiqër e daçiqër mund të pranojnë e çka nuk mund të pranojnë. Sikur kemi harruar se ata do të na dëshironin jetën nën tokë dhe do të kënaqeshin duke thënë: se “shqiptarët e mirë janë vetëm ata nën dhe”, shih për ketë janë kujdesur shumë dhe nga ai ves nuk ndahen kurrë:, ka shkruar ai.
“Po nuk është halli vetëm i medieve, por kur ky mentalitet shtrihet deri në majat e politikës shqiptare, kjo vërtetë është për shqetësim. Presidenti i vendit shpalos në Mbretërinë e Bashkuar gatishmërinë për kompromis para se të nisin bisedimet?! Për ketë mediet informuan”./Kosova post/


