Irak, arrestohet një nga gratë e para të DEASH-it

Mos i humb

 

 

Forcat irakiane në veri të vendit arrestuan një nga gratë e para të organizatës terroriste DEASH.

Hamad Namis al-Jaburi, shefi i policisë më Mosul, tha se bazuar në të dhënat e inteligjencës është kryer operacioni për kapjen e Vajid Jasim Nuh, gruaja e cila ishte udhëheqëse e DEASH-it në veriperëndim të Irakut.

Nuh u arrestua në një bazë në Al-Memun në jugperëndim të Mosulit.

Në verën e vitit 2014, organizata terroriste DEASH pushtoi qytetin e Mosulit në Irak dhe një numër rajonesh fqinje ndërsa në operacionin e përbashkët të forcave irakiane, rajoni u çlirua në korrik të vitit të kaluar.

Kërcënim të përhershëm ndaj sigurisë në Irak vazhdojnë të paraqesin të ashtuquajturat “celula të fjetura” të DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit