Qeveria spanjolle morri vendim të pranojë anijen me mbi 600 migrantë, të cilën më herët Italia dhe Malta nuk e lejuan të afrohet në portet e tyre.
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria e Spanjës thuhet se kryeministri Pedro Sanchez ka lejuar ankorimin e anijes Aquarius me mbi 600 migrantë në portet e Spanjës, në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare për kriza humanitare.
“Parandalimi i një shkatërrimi njerëzor dhe sigurimi i një porti të sigurt këtyre personave është obligimi ynë në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim, ndërsa bëhet e ditur se anija do të afrohet në Portin e Valencias.
Italia nuk kishte lejuar që anija Aquarius me migrantë të afrohet në portet e saj, ndërsa nga Malta kishte kërkuar që të lejojë hyrjen në Portin Valetta me arsye se është “porti më i afër dhe i sigurtë”. Ndërkaq, Malta e refuzoi këtë, pas së cilës kritikat e ndërsjellta shkaktuan krizë./Rtv Islam/