Erdogan paralajmëron Turqi edhe më të gjelbër

Mos i humb

 

Një epokë e re në planifikimin urban të Turqisë do të fillojë me transformimin e stadiumeve dhe aeroporteve të vjetra në “Kopshte Popullore”, paralajmëroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në një intervistë televizive, Erdoğan njoftoi se pas hapjes së aeroportit të ri të Stambollit, Aeroporti Ataturk në pjesën perëndimore të qytetit do të transformohet në një kopsht prej 12 milionë metrash katrorë.

“Në vend të një Aeroporti Ataturk prej 12 milionë metrash katrorë, do të jetë ‘Kopshti i Popullit’. Kjo është e barabartë sa katër herë Central Park…Ne planifikojmë ta zbatojmë këtë projekt në të gjitha provincat tona. Ne gjithashtu do të transformojmë hipodromin në Ankara në një kopsht popullor”, tha presidenti turk.

Erdoğan në një intervistë tjetër tha gjithashtu se ndërtesa e terminalit të tanishëm të aeroportit mund të përdoret si një shesh lojërash ose muze, duke shtuar se “Projektet do të hartohen sipas nevojave”.

Me kopshtin e ri gjigant në vend të Aeroportit Ataturk të Stambollit, presidenti turk tha se familjet, më në fund, do të kenë një shans për të kaluar kohën në natyrë.

Sipas të dhënave të Forumit Kulturor Botëror të Qyteteve nga viti 2015, përqindja e hapësirave të gjelbra publike në Stamboll ishte 2,2. Në vitin 2016, Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se qyteti ka 45,25 për qind pyje.

Erdoğan tha se Kopshti Popullor në Aeroportin Ataturk do të jetë shumë më i madh se Central Park në New York dhe Hyde Park në Londër.

Ai tha se përveç Aeroportit Ataturk, zonat Başakşehir, Maslak, Pendik dhe Bakırköy të Stambollit gjithashtu do të transformohen në një hapësirë ​​më të gjelbër, së bashku me Qendrën Kulturore Ataturk të Ankarasë.

“Ne kemi bërë një stadium të ri për Eskişehir, siç e dini, kurse stadiumi i vjetër është duke u shndërruar në Kopsht Popullor. Edhe në Bursa, stadiumi i vjetër po shndërrohet në një Kopsht Popullor. Në mënyrë të ngjashme veprohet edhe në Trabzon…Ne i kemi bërë pothuajse të gjitha prej tyre”, shtoi ai.

Erdoğan më herët tha se institucionet relevante po punojnë në projektin dhe synojnë ta zhvillojnë më tej atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit