Kremlini mirëpret takimin Trump-Kim

Mos i humb

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, thotë se kanë mirëpritur samitin e djeshëm në Singapor mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Peskov në një deklaratë tha se është mirëpritur dialogu i drejtpërdrejtë Trump-Kim.

“Çfarë do qofshin rezultatet, takimet e tilla kontribuojnë në eliminimin e tensioneve në gadishull dhe e largon gjendjen nga pika kritike ku ndodhej para disa muajsh. Kjo është e mirëpritur”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se pala ruse dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se në samit është konfirmuar që rruga e vetme për zgjidhjen e problemit në Gadishullin Korean është dialogu i drejtpërdrejtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit